MENU
klinika

"Receta e mamit"

Me domatet e buta bëhen disa qofte fantastike. Ja receta që ju duhet!

28.04.2020 - 14:59

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 3 domate
  • 1 vezë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • pak kripë
  • 5 lugë gjelle miell
  • 120 gram djathë të bardhë
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët

UDHËZIMET

  1. Domatet i lajmë mirë dhe i grijmë në rende. I lini të kullojnë në një enë.
  2. Më pas i shtoni qepën, kripën, miellin, djathin e thërrmuar dhe majdanozin e copëtuar imët.
  3. I përzieni mirë.
  4. Formoni disa qofte të vogla dhe më pas i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj luledielli dhe me nxehtësi të lartë.
  5. Kështu veproni deri në fund. Shijojini!