MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kek me oriz, ëmbëlsira e shijshme e së martës

28.04.2020 - 15:07

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 50 minuta

Receta per: 6 persona

INGREDIENTËT

  • 500 ml qumësht
  • 120 gr oriz me kokërr të rrumbullakët
  • 70 gr sheqer
  • 2 lugë sheqer me aromë vanilje
  • 25 gr miell
  • 25 gr niseshte
  • 1 lugë maja birrë pluhur
  • 2 vezë
  • 1 lugë lëng limoni
  • 2 lugë gjalpë
  • pak pluhur shafrani
  • pak kripë
  • pak gjalpë dhe miell për të lyer tavën
  • pak sheqer pluhur për dekorim

UDHËZIMET

  1. Vendosim të ziejmë qumështin bashkë me kripën dhe orizin. Shtojmë gjysmën e sheqerit, sheqerin pluhur me aromë vaniljeje, gjalpin dhe shafranin.
  2. Fikim sobën dhe e lëmë të ziejë të mbuluar me kapak në zjarr të fikur. Ndërkohë ngrohim furrën në 180° C.
  3. Bashkojmë miellin me niseshten dhe majanë e birrës pluhur. Ndajmë të verdhat e vezëve dhe i tundim bashkë me pjesën tjetër të sheqerit,me lëkurën dhe lëngun e limonit.
  4. Rrahim të bardhat e vezëve mënjanë dhe i bashkojmë me kujdes të gjithë masën me ndihmën e rrahëses.
  5. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe miell, vendosim të gjithë masën në tavë duke e sheshuar pak dhe e vendosim të piqet për 50 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180° C.
  6. Mbas pjekjes e lëmë të ftohet dhe e heqim nga tava. Para servirjes e dekorojmë me pak sheqer pluhur.