MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sekreti i recetës për disa shishqebap të mirë pule

29.04.2020 - 15:10

Koha e përgatitjes: 10

Koha e gatimit: 15

Receta per:7 persona

INGREDIENTËT

  • 750 gram fileto pule
  • ½ filxhan me kos grek
  • ¼ filxhan me lëng limoni
  • ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 6 thelpi hudhra
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 lugë çaji me kanellë
  • 1 lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • ½ lugë çaji me rigon
  • ½ lugë çaji me xhinxher pluhur
  • 1 lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper të zi

UDHËZIMET

  1. Në një tas të madh do shtoni gjithë përbërësit për marinimin e mishit të pulës.
  2. I përzieni mirë derisa të krijohet një lloj salce.
  3. Mishin e pulës e prisni në kubik si për shishqebap.
  4. I fusni tek ena dhe i përzieni me dorë në mënyrë që të marinohen mirë.
  5. Tasin e mbuloni me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për 3-4 orë.
  6. Merrni shkopinjtë dhe filloni e ngulni mishin e pulës.
  7. Nëse doni mes tyre mund të shtoni edhe perimet tuaja të preferuara.
  8. Më pas i vendosni të piqen në një skarë elektrike për 3-4 minuta nga secila anë.
  9. Shijojini të ngrohta!