29.04.2020 - 15:14
Receta per: 2 persona
INGREDIENTËT
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 ml krem pana
- Pak piper pikant
- 1 qepë e vogël
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- 400 gr bizele
- 300 ml lëng perimesh
- 1 tufë koper
- kripë
- 1 lugë gjelle susam
UDHËZIMET
- Presim qepën dhe hudhrat shumë hollë. Vendosim në tenxhere dy lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën, hudhrat për 3 minuta.
- Shtojmë bizelet dhe pasi i trazojmë me qepën dhe hudhrat, I lëmë të ziejnë dhe për 3 minuta të tjera.
- Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë përsëri bizelet për 5 minuta të tjera. Shpëlajmë koprën, e grijmë dhe e lëmë mënjanë. Largojmë supën nga zjarri.
- Më pas shtojmë kremin e panës, ½ e koprës dhe e kalojmë në një blender dore supën duke e kthyer atë në krem.
- Rregullojmë shijen me kripë dhe piper djegës. Mbushim 2 tasa me supë, e spërkasim supën me koper, djathë të thërrmuar, 1 lugë çaji vaj ulliri.
- Kalojmë susamin në një tigan pa yndyrë sa të zverdhen pak dhe më pas e pudrosim supën me susam. Shijojeni!