MENU
klinika

"Receta e mamit"

Panine me mish pule dhe avokado

29.04.2020 - 15:19

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • Për peston:
  • Disa gjethe borziloku të freskët
  • 3 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle me fara pishe
  • ½ filxhan me vaj ulliri
  • ½ filxhan me djathë të grirë parmigiano
  • Pak kripë dhe piper për shije
  • Për sanduiçin:
  • 4 panine të gatshme
  • 4 lugë gjelle salcë pesto
  • 4 shirita djathë mozzarella
  • 4 feta domateje
  • 1 gjoks pule i skuqur dhe i thërrmuar
  • ½ avokado i prerë në feta-feta të vogla

UDHËZIMET

  1. Për përgatitjen e pestos mjafton të bashkoni në një procesor të gjithë përbërësit e saj dhe t’i trazoni për disa sekonda derisa të formoni një masë homogjene. Ruajeni në frigorifer.
  2. Ndërkohë paninet i ndani përgjysmë, por jo krejtësisht.
  3. Secilën e lyeni nga brenda me 1 lugë gjelle pesto, vendosni djathin, domatet, mishin e pulës dhe dy feta avokado.
  4. E ngrohni në toster për 3-5 minuta derisa djathi të shkrijë dhe buka të bëhet krokante.
  5. Shijojini të ngrohta!