01.05.2020 - 14:37
INGREDIENTËT
- 4 gjokse pule
- ½ lugë çaji me kripë
- ¼ lugë çaji me piper
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 10 thelpi hudhra
- ¼ filxhan me verë të bardhë
- 2 degë rozmarinë e freskët
- 1 gotë me lëng pule
UDHËZIMET
- Mishin e pulës e marinoni me kripë dhe piper.
- Në një tigan skuqni gjalpin dhe më pas filetot e pulës nga të dyja anët.
- Sapo të jenë skuqur dhe në po të njëjtin tigan shtoni verën, rozmarinën dhe hudhrat.
- Sapo masa të fillojë të avullojë shtoni gjoksin e pulës dhe lëngun e pulës.
- Vendosni kapakun dhe i lini të gatuhen.
- I lini për gati 10-12 minuta
- Shijojini të ngrohta, sipas dëshirës duke i shoqëruar me oriz. Ju bëftë mirë!