01.05.2020 - 14:39
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 4 vezë në temperaturë dhome
- 4 lugë gjelle majonezë
- 2 thelpi hudhra
- 4 feta bukë
- Pak rukola të freskët
- 1 domate me madhësi mesatare të prerë feta-feta
- Pak kripë dhe piper
- 4 feta proshutë të tymosur
UDHËZIMET
- Në një tigan që nuk ngjit skuqni një vezë me pak kripë e piper.
- Në një tas kombinoni majonezën me hudhrat.
- Me këtë salcë lyeni fetat e bukës.
- I shtoni sipër gjethet e rukolës, fetat e domates, proshutën dhe në fund vezën.
- Sanduiçi është gati. Ju bëftë mirë!