MENU
klinika

Ligji i ri në Kuvend

Tunele dezinfektuese në pikat kufitare tokësore, ajrore dhe detare

02.05.2020 - 08:59

Deputeti Edmond Stojku ka propozuar depozituar një projektligj në Kuvend, i cili parashikon instalimin e tuneleve dezinfektuese n në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, detar dhe ajror, për dezinfektimin mjeteve të transportit të mallrave, kabinave të tyre dhe kontejnerëve.

Sipas nismës ligjore, instalimi i tuneleve dezinfektuese në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së covid-19, do të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet doganore. Tunelet do të funksionojnë vetëm gjatë periudhave të pandemive dhe epidemive. Sipas nismës ligjore, shpenzimet për dezinfektimin e mjeteve të transportit të mallrave përballohen nga kompania përgjegjëse për ngarkesën.

Projektligji ndryshon nenin 30 të ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive. Nisma parashikon edhe masa ndëshkuese deri në 100 000 lekë për refuzimin e vendosjes nën dezinfektim të mjeteve të transportit  në të gjitha pikat kufitare. Në relacionin shpjegues, deputeti propozues thekson se “ndryshimet që propozohen të miratohen synojnë të sanksionojnë rregulla për përcaktimin e masave të përshtatshme për dezinfektimin e mjeteve lëvizëse që transportojnë marra në pikat kufitare, në kuadër të masave për përballimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga covid-19”.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive është miratuar në vitin 2016. Kuvendi e ndryshoi për herë të fundit këtë ligj në 16 prill 2020. Ndryshimet e fundit në këtë ligj parashikojnë karantinimin me detyrim në kohë epidemie. Gjithashtu, përfshihet edhe ndërhyrja e ushtrisë dhe policisë gjatë epidemive. Ndryshimet u miratuan në kuadër të masave për të përballuar covid-19, por edhe pandemive të mundshme në të ardhmen. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do ta pranojë nismën e re të propozuar nga deputeti Stojku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra