MENU
klinika

"Receta e mamit"

Avokado të mbushura me ton peshku për një drekë të shpejtë

03.05.2020 - 12:13
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta

INGREDIENTËT

  • 2 avokado të ndara përgjysmë
  • 1 kuti ton peshku
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • 1 selino e prerë imët
  • 3 lugë gjelle kos grek
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Lëngu i një limoni
  • Kripë, piper për shije
  • Pak majdanoz të freskët për servirje

UDHËZIMET

  1. Ndani përgjysmë avokadot, u hiqni bërthamën dhe tulin e brendshëm.
  2. Në një tas të madh përzieni tonin e peshkut, qepën e kuqe, selinonë, kosin, mustardën dhe lëngun e limonit.
  3. E rregulloni shijen me pak kripë dhe piper.
  4. E përzieni mirë dhe mbushni me to avokadot.
  5. Sipër i shtoni pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!