MENU
klinika

Nuk mjafton të lindësh

Kemi lindur për të rilindur. Çdo ditë

04.05.2020 - 14:53

       Për t’iu uruar të gjithëve një rifillim sa më të mirë, sot po ju prezantojmë disa vargje të mrekullueshme të poetit kilian, Pablo Neruda. Një mesazh shprese që fshikullon errësirën, por mbi të gjitha një ftesë për të jetuar jetën me parimin e një rilindjeje të përditshme./Konica.al

Të lindësh nuk mjafton.

Kemi lindur për të rilindur.

Çdo ditë.      

 

Pablo Neruda, këngëtari i jetës. Fituesi i çmimit “Nobel” për letërsinë në vitin 11971, Pablo Neruda konsiderohet një nga zërat më me ndikim në letërsinë bashkëkohore të Amerikës Latine. Dëshmitar i shumë prej ngjarjeve vendimtare që shënuan shekullin XX. Nga lufta civile spanjolle e deri te lufta e ftohtë, nga lëvizjet çlirimtare në Amerikën Latine deri në vdekjen e Salvador Allende. Për të karakterizuar krijimtarinë poetike të Nerudës duhet një mendjemprehtësi e ndjeshme, shoqëruar nga imazhe sugjestive, por edhe të thjeshta dhe të arritshme për çdo lexues. Në të vërtetë, poezia e Nerudës është një poezi demokratike, e cila në formën e poezisë lirike, depërton në temat më thelbësore të jetës: nga dashuria tek shpresat kolektive./Konica.al

Të rilindim çdo ditë

Për të jetuar nuk mjafton të marrësh frymë, nuk mjafton as të zgjohesh çdo mëngjes, të përsëritësh të njëjtat gjeste, të njëjtat veprime të çdo dite. Për të jetuar plotësisht dhe fuqishëm, nevojitet diçka më shumë, na thotë poeti. Por pikërisht këtu është sfida, me të cilën ballafaqohet çdo ditë secili prej nesh: kjo diçka më shumë nuk është e përcaktuar. Askush nuk mund të na mësojë se si të jetojmë, askush nuk mund të na shpëtojë nga brishtësia jonë apo nga zbrazëtia që pushton gjendjen tonë shpirtërore. Varet nga ne, vetëm nga ne, të gjejmë atë quid, atë diçka që na lejon të rilindim çdo ditë. Nisur nga një gjest, nga një fjalë e thënë ndryshe, nga guximi për të ndryshuar, madje edhe një gjë shumë të vogël që nuk na përshtatet. Ndryshimi, rilindja fillon pikërisht atje ku më pak e presim. Kështu, Neruda na fton të jetojmë rilindjen tonë personale dhe intime çdo ditë. /Konica.al

Po edhe sikur…

Po edhe sikur ditët të binin

Në humnerën e netëve

Përsëri, prapë ka një pus

Ku prehet qetësia.

 

Dhe duhet të ulesh

Buzë errësirës

Dhe me durim të peshkosh

Dritën

Që bie atje.