MENU
klinika

"Receta e mamit"

Rizoto me domate

04.05.2020 - 16:25

Koha e përgatitjes: 45 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 1 gotë me oriz kaf
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 2 domate të vogla prerë në kubik
  • Kripë, piper për shije
  • Pak borzilok i freskët për shije

UDHËZIMET

  1. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën me kripë dhe piper derisa qepa të bëhet transparente.
  2. Shtoni salcën e domateve dhe domatet. I përzieni mirë.
  3. Në fund shtoni orizin dhe ujin.
  4. I vini kapakun dhe e lini të ziejë në zjarr të ngadaltë.
  5. Shërbejeni të ngrohtë me pak borzilok të freskët sipër. Ju bëftë mirë!