MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate të pjekura me erëza. Të thjeshta për t’u bërë dhe plot shije të mirë!

04.05.2020 - 16:28

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 35 minuta

Receta per: 8 persona

INGREDIENTËT

  • 8 patate me madhësi mesatare
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji kripë
  • 3 thelpi hudhra
  • 2 lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • 1 tufë majdanoz i freskët

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë së bashku me tavën ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  2. Patatet i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.
  3. I shtroni tek tava dhe i spërkasni sipër me vaj ulliri dhe pak kripë.
  4. I piqni patatet për 30 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.
  5. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hudhrën me specin e kuq pluhur dhe majdanozin.
  6. Pas 2 minutash e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni sipër patateve.
  7. I shijoni të ngrohta me pak limon sipër nëse dëshironi.