05.05.2020 - 14:22
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 200 gram biskota savojard
- 400 ml pana ëmbëlsire
- 250 gram mascarpone
- 300 gram luleshtrydhe
- 300 ml lëng portokalli
- 2 lugë gjelle sheqer
- 4 lugë gjelle sheqer pluhur
- Vanilje
UDHËZIMET
- Prisni luleshtrydhet e lara në copa të vogla, i kaloni në një enë, i shtoni lëngun e portokallit dhe 2 lugë gjelle sheqer. I lini në frigorifer për 30-40 minuta.
- Ndërkohë në një enë shtoni panën, vaniljen, sheqerin pluhur, mascarponen dhe i trazoni mirë. Merrni një tavë dhe vendosni një shtresë nga kremi që përgatitët.
- Lyeni biskotat me lëngun e luleshtrydheve dhe i radhisni njëra pas tjetrës në tepsi. Përsëri një shtresë me krem, shtoni ½ e masës së luleshtrydheve dhe përsëri një shtresë me biskota.
- E mbuloni tiramisunë me shtresën e fundit me krem dhe në fund vendosni disa feta nga luleshtrydhet e mbetura.
- E vendosni tiramisunë në frigorifer për të paktën 4 orë. Ju bëftë mirë!