MENU
klinika

Turneu i parë pas 2 muajsh

Tenisi, sporti i parë që rinisi në Gjermani

05.05.2020 - 15:11

Në Gjermani është luajtur turneu i parë i tenisit që kur coronavirus “pushtoi” botën dhe u vendos pezullimi i ndeshjeve të këtij sporti. Turneu Tennis Point Exhibition Series u zhvillua në rajonin e Hoehr Grenzhaunsen dhe të pranishëm ishin 8 tenistë rezidentë në atë zonë.

Më i miri prej tyre ishte Dustin Brown, nr.239 në botë dhe nismëtar i këtij turneu. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe me nga 4 tenistë secili, ku në fund më të mirët shkuan në gjysmëfinale e më pas u luajt finalja, ku fitues doli Yannick Hanfmann.

Turneu u zhvillua në masa të rrepta sigurie e higjene, ku në fushë zbritën vetëm 3 persona: Dy tenistët dhe gjyqtari. Nuk kishte kapës topash apo gjyqtarë të vijave të fushës e natyrisht ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve.

Tenistët luajtën pa maska në fytyrë, por gjatë kohës së pushimit ata qëndronin të ulur në karrige në fund të fushës dhe jo anash gjyqtarit, siç qëndrojnë zakonisht. Ata nuk lejoheshin të takoheshin para, gjatë dhe pas ndeshjes, teksa qëndronin me maska kur hynë dhe u larguan nga fusha. Setet zgjatën deri në 4 “game” të fituara dhe jo në 6, si zakonisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Numri 1 në botë, 1 mln euro Serbisë

Djokovic, ndihmë konkrete për spitalet në Itali


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”