06.05.2020 - 10:38
Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise planifikon të xhirojë një film në hapësirë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në bashkëpunim me agjencinë hapësinore të SHBA-së, NASA.
“NASA është e ngazëllyer për të punuar me Tom Cruise në një film në brendësi të @Space_Station!”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në Twitter.
“Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet”, theksoi ai.
Filmi i planifikuar nuk ka lidhje me “Mission: Impossible”.
“Mission: Impossible 7” në Itali u ndalua në shkurt për shkak të pandemisë së koronavirusit.