MENU
klinika

Nëse pandemia vazhdon...

Ekonomia e MB përjeton humbjen më të madhe në 300 vite!

07.05.2020 - 11:38

Sipas një parashikimi të ri nga Banka e Anglisë, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar po përjeton krizën më të madhe në më shumë se 300 vjet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Banka qendrore ka deklaruar se ekonomia britanike mund të tkurret me 14% këtë vit. Kjo do të ishte tkurrja më e madhe vjetore që nga viti 1706, bazuar në vlerësimin më të mirë të vetë bankës për të dhënat historike.

Në një raport që ekzaminoi ndikimin e pandemisë në ekonomi, Banka e Anglisë tha që PBB-ja u kontraktua me 3% në tremujorin e parë të këtij viti dhe do të binte deri në 25% në tremujorin e dytë, duke lënë ekonominë rreth 30% më të ulët sesa ishte në fund të vitit 2019, ndërsa papunësia pritet të rritet në 9%.

Banka qendrore uli normat e interesit në mars dhe ka nisur një program të blerjes së bonove prej 248 miliardë dollarësh, i cili është krijuar për të luftuar krizën ekonomike të shkaktuar si shkak i masave të izolimit dhe prodhimit në humbje.

Lidhur me përballimin e kësaj krize, pritet të merren më shumë masa përgjatë muajve të ardhshëm. Ndërkohë, dy anëtarë të komitetit të politikës monetare votuan për të vënë në dispozicion,124 miliardë dollarë në programin stimulues, dhe ekonomistët e jashtëm presin që anëtarët e tjerë të bien dakord pasi situata të bëhet më e qartë.

Banka qendrore pret një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike vitin e ardhshëm, por paralajmëroi kjo rimëkëmbje, më së shumti varet nga mënyra se si evolon pandemia. Nëse koronavirusi vazhdon të përhapet, dhe qeveria detyrohet të zgjasë ose rivendosë mbylljet, mund të nevojiten shumë më shumë se 100 miliardë paund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”