MENU
klinika

Ndeshja brenda vitit

Projektohet dueli i tretë Tyson-Holyfield

07.05.2020 - 15:59

Evander Holyfield dhe Mike Tyson mund të ndeshen përsëri dhe ky duel pritet të zhvillohet brenda këtij viti. Një javë pasi Tyson tha se ai planifikon të bëjë një rikthim në ring për bamirësi, është Holyfield që sfidon Miken e hekurt në tëiter:

“A je gati? Në momentin që të gjithë jeni duke pritur për një duel. Kampioni është rikthyer! Dua të njoftoj se do të bëj një rikthim në ring. Do të luftoj edhe unë për këtë kauzë të madhe” – shkruan Holyfield.

Tashmë Evander është 57 vjeç, 4 më shumë se Tyson. Ai u tërhoq nga boksi në vitin 2011 pas një fitore të nokaut ndaj Brian Nielsen. Holyfield e përfundoi karrierën e tij profesionale me një rekord prej 44 ndeshjesh, ku humbi vetëm 1, duke shkelur në ring në katër dekada të ndryshme.

Teksa nuk është konfirmuar kundërshtari i mundshëm, Tyson me siguri do të kishte interes të duelonte me një rival të tillë. Holyfield e mposhti Tyson-in në të dy ndeshjet mes tyre në vitet ‘90, ku në 1997 Tyson kafshonte veshin e Holyfield, një nga ngjarjet më të bujshme të boksit botëror.

Vite më vonë Tyson kërkoi falje për atë gjest dhe mes tyre ka një miqësi. Tyson njoftoi rikthimin e tij në boks javën e kaluar, 53-vjeçari nuk është në ring që nga viti 2005.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”