Dy fitore në dy pjesëmarrje në pistën e “La Mansh” kanë rritur adrenalinën te piloti spanjoll Fernando Alonso, që është gati për të një tjetër eksperiencë në garën 24 orëshe Nascar.
Dy herë kampioni i Formula 1 nuk ka ngurruar të shpalosë të ardhmen në rrjetet sociale, teksa në një video live në Instagram ka zbuluar detaje të reja rreth karrierës së tij dhe më konkretisht garave Nascar.
I pyetur nga fansat, Alonso nuk ka mbajtur sekrete, ku mes të cilave ka konfirmuar se do të jetë prezent në garën e radhës. Madje, spanjolli ka shkuar edhe më tej, duke ftuar në duel një tjetër kampion. Bëhet fjalë për Valentino Rossin.
Nëntë herë kampioni i Moto GP është në fundin e karrierës së tij në garat me motora dhe adrenalina që mund të provojë në garat Nascar mund ta shtyjë për të menduar një karrierë në këtë disiplinë.
“Nëse Valentino Rossi dëshiron të marrë pjesë, duhet ta bëjë. Gara e La Mansh është një ëndërr e jetës”, – ishte kërkesa e Alonsos për pilotin Italian. Gara organizohet çdo vit prej 1923 në afërsi të qytetit francez, La Mansh. Gara finale e këtij sezoni është programuar të mbahet më 20 shtator, dhe sipas të gjitha gjasave, duelit për vendin e parë pritet t’i bashkohet edhe Rossi.