MENU
klinika

Disa gara në një pistë?

Formula 1 ul tavanin e buxhetit, Ferrari kundër

05.05.2020 - 14:07

Pandemia e Covid-19 ka krijuar shumë konfuzion në dyert e FIA-s që po gjen mënyra nga më të ndryshmet për të rimodeluar kalendarin e Formula 1. Humbjet në këtë periudhë për skuderitë e Formula 1 janë tepër të mëdha dhe për këtë, FIA po mendon që në vitet e ardhshme të punojnë me një buxhet të reduktuar.

175 milionë dollarë ishte fondi i mjaftueshëm për të marrë pjesë në këtë edicion të Formula 1, por deri tani nuk është zhvilluar asnjë garë dhe përgatitjet kanë mbetur pas. Megjithatë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2021, buxheti i skuderive të Formula 1 pritet të pësojë ulje me masën 30 milionë dollarë, pra në total 145 milionë dollar për skuderi.

Ide që ka hasur kundërshtimin e Ferrarit. Kokëkuqja dëshiron që të rikthehet si protagoniste në botërorin ku shkuajti historinë dhe një buxhet i reduktuar do i penalizonte ta bënte një gjë të tillë, duke mos i dhënë mundësi të dizenjonte një makinë më të mirë.

Por, mendim të kundërt me italianët kanë rivalët e saj. Mercedes ka bërë kërkesë në FIA që ky buxhet të ulet edhe më shumë, duke treguar edhe njëherë strategjinë që pritet të ndjek skuderia gjermane për të qëndruar mbi rivalët.

Një gjë e tillë do të sqarohet në ditët e ardhshme, ku pritet që të ketë një takim mes zyrtarëve të lartë të automobilizmit, Kryetarit të F1, Chase Carey, drejtorit menaxhues, Ross Braën dhe presidentit të FIA-s Jean Todt. Takimi është programuar për t’u mbajtur të hënën e 11 majit, teksa pritet të hidhet dritë rreth sezonit aktual, ku gjasat janë që të ketë më shumë se një garë në një pistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN