MENU
klinika

Sugjerimet për sezonin

Formula 1, Leclerc propozon diçka ndryshe

23.04.2020 - 12:55

Shtyrja e startit të Formula 1 ka shkaktuar rrëmujë në zyrat e FIA-s. Shpërthimi i Covid-19 ka sjellë anulime ose shtyrje të 9 prej Çmimeve të Mëdha deri tani dhe gjasat janë që edicioni i ri të mos fillojë kurrë. Megjithatë, FIA ka të tjera plane, ku zhvillimi i disa garave në të njëjtën pistë shihet si një prej alternativave më konkrete.

Ide që ka marrë pëlqimin e pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel. Gjermani u shpreh optimist që sezoni të zhvillohet edhe me 10 gara. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shokun e tij të skuadër, Charles Leclerc. 22-vjeçari po bën mirë në sezonin virtual të Formula 1 dhe këtë kërkon ta bëj edhe në një pistë të vërtetë.

Megjithatë, i riu nga Montecarlo nuk është i mendimit që garat të zhvillohen në një pistë të vetme, pasi kështu favorizohen pilotët e vjetër, ndërsa me nota ironie i kërkoi FIA-s që të ndryshonte rregullat dhe që gara të mos bëhej në kahun e duhur.

Leclerc propozon që zhvillimi i saj në kah të kundërt do të sillte më tepër adrenalinë. Gjithsesi, fjala e fundit i takon FIA-s që tashmë  i duhet të sqarojë një herë e mirë mbarëvajtjen e sezonit të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merr pjesë edhe Ciro Immobile

Leclerc i Ferrarit fiton garën e Shangait

Fitore me nje dedikim special

Leclerc shkruan historinë e Ferrarit!


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak