MENU
klinika

"Receta e mamit"

Spinaq, proshutë pule dhe mollë. Sallata e duhur…

08.05.2020 - 16:31

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 mollë jeshile
  • 1 filxhan kafe lëng limoni
  • 3 qepë të njoma
  • 150 gram proshutë
  • 300 gram spinaq
  • Për salcën
  • gjysmë filxhani me vaj ulliri
  • 1 mollë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 tufë majdanoz
  • Borzilok
  • 3 lugë gjelle uthull

UDHËZIMET

  1. Fillimisht e lajmë spinaqin me ujë të bollshëm dhe më pas e presim me duar në copa të mëdha.
  2. Pastaj presim mollët në feta të holla me gjithë lëkurë. Në një tepsi shtrojmë proshutën dhe e pjekim për 10 minuta në 180 gradë.
  3. Në një blender rrahim të gjithë përbërësit që nevojiten për salcën.
  4. Në një enë qelqi përziejmë spinaqin, mollët dhe qepët e njoma të prera hollë.
  5. Në fund i hedhim salcën e përgatitur dhe e shoqërojmë me proshutën e pjekur më parë. Ju bëftë mirë!