MENU
klinika

Letra e hapur e presidentit turk

Erdogan kërkon marrëdhënie të mira me BE-në

10.05.2020 - 13:05

Turqia dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkohen për të përballuar sfidat e përbashkëta, të tilla si luftimi i pandemisë COVID-19, përpjekjet e mëvonshme për rimëkëmbjen ekonomike dhe luftimi i krizës së refugjatëve dhe terrorizmit, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne duhet të përdorim mirë mundësitë që këto ditë të vështira do të paraqesin për të rigjallëruar marrëdhëniet Turqi-BE,” shkroi Erdogan në një letër të hapur për bllokun, i cili festoi Ditën e Evropës të shtunën.

Anëtarësimi i Turqisë në BE ka qenë një temë që ka shkaktuar gjithmonë polemika mes vendit dhe Bashkimit Evropian për vite me rradhë. Bisedimet për anëtarësim të plotë filluan në 2005, megjithatë Turqia ka bërë përparim të ngadaltë drejt përmbushjes së kritereve të pranimit.

Në një sulm pas një përpjekje të dështuar për grusht-shteti në korrik 2016 kundër qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, Bashkimi Evropian ndaloi procesin, duke përmendur shqetësime serioze për të drejtat e njeriut të Turqisë dhe sundimin e ligjit.

Në letrën e tij, Erdogan ka thënë se Turqia mund të “japë një shembull” për shumë vende anëtare të BE-së dhe vendet kandidate me sistemin e saj të kujdesit shëndetësor.

Letra ishte një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e përgjithshëm të presidentit ndaj bllokut, veçanërisht ndaj disa prej anëtarëve të tij kryesorë, vitet e fundit.

Marrëdhëniet diplomatike turke me Gjermaninë dhe Hollandën arritën pikën më të ulët në mars 2017 kur Erdoğan i krahasoi politikanët e tyre me “nazistët”. Komentet ishin një përgjigje ndaj zyrtarëve gjermanë dhe holandezë që anuluan mitingjet e planifikuara të AKP-së, të cilat synonin të merrnin mbështetje nga shtetasit turq përpara referendumit kushtetues të Turqisë 2017.

Në vitin 2018, Erdogani kundërshtoi përpjekjen e Presidentit Francez Emmanuel Macron për të ndërmjetësuar midis Turqisë dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), një koalicion i armatosur që Ankaraja e sheh si “shtojcë” Siriane të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

“Franca humbi të drejtat e saj për t’u ankuar për ndonjë terrorist ose ndonjë sulm terrorist”, tha Erdogan duke reaguar pas takimit të Macron me përfaqësuesit e SDF në Paris.

Në fund të shkurtit, menjëherë pasi dhjetëra ushtarë turq u vranë në një sulm ajror të 27 shkurtit në provincën veri-perëndimore të Idlib-it në Siri, Erdoğan hapi anën turke të kufirit të saj me Greqinë anëtare të BE për refugjatë në Turqi, duke çuar në konfrontime të tensionuara me forcat greke të sigurisë gjatë gjithë marsit.

Shumë e perceptuan lëvizjen e presidentit si hakmarrje për mungesën e mbështetjes së Bashkimit Evropian për operacionet ushtarake turke në Idlib.

“Shpresoj që BE, e cila ka patur një qëndrim diskriminues dhe përjashtues ndaj vendit tonë për çështje të ndryshme deri më sot, tani ta ketë kuptuar se ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë,” tha Erdogan të shtunën.

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”


Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen