MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë me quionoa, lakër dhe majdanoz

12.05.2020 - 14:44

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan quinoa
  • 2 filxhan ujë
  • 1 spec të vogël të prera në feta
  • 3 filxhanë lakra të kuqe
  • Majdanoz freskët
  • Për salcën:
  • 2 lugë gjalpë
  • 1/4 filxhan ujë të ngrohtë
  • 1 lugë shurup panje
  • 1 lugë uthull molle
  • 1/2 lugë xhenxhefil
  • Piper i kuq

UDHËZIMET

  1. Shpëlajeni dhe kullojeni quinoan, pastaj shtojeni në një tenxhere me një kapak të vendosur fort së bashku me ujin.
  2. Mbulojeni dhe ndizeni në nxehtësi të lartë.
  3. Pasi të vlojë ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë derisa uji të përthithet, rreth 15 minuta.
  4. Pasi të keni mbaruar, hiqeni nga soba.
  5. Skuqini së bashku përbërësit e salcës dhe vendosini mënjanë.
  6. Në një tas të madh kombinoni të gjithë përbërësit e mbetur të sallatës së bashku me quinoan të gatuar dhe të ftohur.
  7. Hidhni sipër sallatës salcën e përgatitur dhe përzijini për tu kombinuar.
  8. Shërbejeni menjëherë!