12.05.2020 - 14:47
INGREDIENTËT
- 3 banane të pjekura
- 3 vezë të mëdha
- 2 lugë gjelle shurup panje
- 1 lugë ekstrakt vanilje
- 2 filxhanë miell lajthie
- 2 lugë kanellë
- 1 lugë sodë buke
- 1/4 lugë kripë
- 1 lugë pluhur kakao
- 1/2 filxhan çokollatë pa qumësht
- Lajthi 1/4 filxhan, të grimcuar
UDHËZIMET
- Ngrohni furrën në 180 gradë C.
- Spruconi lehtë me gjalpë një tavë dhe vendoseni mënjanë.
- Në një tas të madh shtypni bananen duke përdorur një pirun.
- Shtoni vezët, shurupin e panjës dhe vaniljen dhe përziejini derisa të kombinohen mirë.
- Shtoni miellin e lajthisë, kanellën, sodën e bukës dhe kripën e detit dhe përziejini derisa të gjithë përbërësit të përfshihen plotësisht.
- Ndani brumin e përgatitur dhe hidheni gjysmën në një tas të veçantë.
- Përzieni pluhurin e kakaos në gjysmën e ndarë.
- Derdhni gjysmën e brumit në tavën e përgatitur dhe më pas hidhni gjysmën tjetër me ngadalë.
- Piqeni për 45 minuta derisa të ketë marrë ngjyrë kafe të artë.
- Nxirreni nga furra bukën e përgatitur dhe shkrini çokollatën në mikrovalë ose sipër sobës në nxehtësi të ulët.
- Përzijeni shpesh nëse përdorni metodën e sobës për të mos u djegur.
- Pasi çokollata ka shkrirë hidheni sipër bukës dhe shtoni sipër lajthitë e copëtuara.
- Ndajeni në feta dhe e keni gati për ta shërbyer!