MENU
klinika

"Nuk e kuptoj si mund të na imponohen pakicat"

Teatri Kombëtar, Rama: Nuk bëjmë asnjë hap pas për ndërtimin e godinës

12.05.2020 - 14:54

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas në lidhje me cështjen e Teatrit Kombëtar. Ra ma tha se mezi po prêt ndërtimin e godinës së re të teatrit, duke iu kthyer kështu përgjigje të gjtihë kritikëve.

Ai tha se pakicat nuk mund t’i imponohen shumicës, duke shigjetuar kështu të gjithë kritikët e këtij projekti, në politikë dhe jashtë saj.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur, nuk e di sa vite u bënë. Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa, jam i pari që e kam thënë që në 1998-99, në ato vite që ajo godinë duhet të shembet dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë. Të gjitha argumentet janë ezauruar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cdo formë vendimmarrje, që lidhen me kompetencat e pushtetit të mandatuar nga populli”,- tha Rama.