MENU
klinika

"Receta e mamit"

Lule kungulli të mbushura me djathë dhe patate

14.05.2020 - 09:00

INGREDIENTËT

  • Lule kungulli
  • 2 patate të mëdha
  • 150 gr djathë të bardhë grek
  • 1 vezë

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere vendosni patatet të ziejnë.
  2. Ndërkohë pastronilulet e kungullit nga bishtat dhe i lani në një enë me ujë të ftohtë me copa akulli brenda.
  3. Pasi janë zier patatet i hedhni në mikser bashkë me dy lugë vaj ulliri.
  4. Pasi i keni shtypur patatet i vendosni në një enë tjetër më të sheshtë dhe hedhni djathin e thërmuar sipër.
  5. I përzieni bashkë dhe pastaj filloni me mbushjen e luleve.
  6. Pasi i keni mbushur të gjitha lulet i vendosni në një tepsi ku më parë keni vendosur letër kuzhine.
  7. Rrihni vezën dhe pastaj hidheni në mënyrë të njëtrajtshme sipër luleve.
  8. Ndizeni furren në 180 gradë dhe lërini të piqen për rreth 15 minuta.