MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të bëjmë një salcë të mirë picash

16.05.2020 - 08:15

INGREDIENTËT

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 3 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 domate
  • Borzilok të freskët
  • 1 lugë çaji me rigon
  • Kripë, piper të zi

UDHËZIMET

  1. Ngrohni tiganin me vaj ulliri. Skuqni hudhrat me salcën e domateve. Shtoni edhe domaten e prerë në copa të vogla.
  2. I përzieni për 1 minutë.
  3. Më pas e hiqni nga zjarri. Shtoni rigonin, borzilokun, kripë dhe piper.
  4. I përzieni mirë.
  5. E lini pak të ftohet dhe salca është gati për t’u përdorur tek brumi i picave.