MENU
klinika

"Ju siguroj që nesër do të ketë pëlqimin e të gjithëve!"

Rama publikon projektin e Teatrit të Ri Kombëtar

18.05.2020 - 07:54

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një mesazh për Teatrin Kombëtar, një ditë pas shembjes së tij dhe tensioneve të forta të krijuara mes policisë dhe artistëve e opozitës.

Teksa publikon fotot e projektit të ri, Rama shkruan në “Facebook” se “Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…”.

Mesazhi i Plotë:

MIRËMËNGJES me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…
Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Washington Post: Policia shqiptare përleshet me opozitën dhe artistët...

Shembja e Teatrit Kombëtar është përcjellë edhe nga mediat e huaja

Elma Doresi: Mos punoni, do t'ju zërë Epidemia!

Teatri Kombëtar, spastrime si në kohën e komunizmit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!