MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kek me banane dhe rum, thjesht fantastik!

19.05.2020 - 15:51

INGREDIENTËT

  • 4 – 5 banane
  • Kanellë
  • Pak rum
  • Gjalpë
  • Sheqer
  • Petë e bërë vetë me miell dhe vezë

UDHËZIMET

  1. Në një tigan, hidhni 4-5 kubikë gjalpë dhe kur të jetë skuqur hidhni sheqerin.
  2. Hidhni rumin, një lugë gjelle.
  3. Hidhni kanellë, 2 lugë gjelle dhe përzijeni vazhdimisht.
  4. Kur masa të ketë filluar të mpikset pak vini bananet e prera në mënyrë të rregullt.
  5. Hiqeni nga zjarri dhe vini siper petën që keni bërë paraprakisht dhe mbulojeni.
  6. Futeni në furrë 200° për rreth 10-15 minuta.
  7. Hiqeni dhe sipër tiganit që nxorrët nga furra, vini një pjatë të madhe ose tavë ëmbëlsirash dhe kthejeni përmbys.