20.05.2020 - 16:54
INGREDIENTËT
- 4 feta pancetë proshutë
- 1 qepë
- 1 çerek koke lakër bardhë e grirë si për gjellë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle gjalpe
- Pak fara finoku – opsionale
- Kripë
- Piper i zi
- Makarona tip fjongo ose guackash
UDHËZIMET
- Në një tigan të madh me kapak, skuqni filimisht pançetën sa të bëhet disi kërce dhe pastaj e heqim nga tigani dhe e presim në copa të vogla.
- Shtoni tek i njëjti tigan qepën e prerë për së gjati dhe skuqeni pak minuta me vajin e ullirit.
- Shtoni dhe e gatuani në zjarr mesatar duke e trazuar herë pas here derisa te zbutet.
- Nese gjella thahet shumë mund të shtoni pak ujë gjatë zierjes.
- Ideja është që copat e lakrës të karamelizohen pak.
- Shtoni kripë e piper të zi.
- Kur të jetë pothuajse gati shtoni gjalpin.
- Ndërkohë që lakra gatuhet zieni makaronat.
- I kulloni dhe i bashkoni me lakrën, shtoni dhe pançetën.
- Kur i shërbeni nëpër pjata mund të shtoni pak djathë kaçkavall.