22.05.2020 - 14:30
INGREDIENTËT
- 500 gr karkaleca të mëdhenj, të qëruar
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle hudhër, të grirë
- 1 1/2 gota qumësht
- 1 gotë djathë parmixhano
- Kripë
- Piper
- 1 lugë gjelle miell misri
- Lëng nga 1/2 limom, përafërsisht. 1 lugë gjelle
- Majdanoz, për garniturë
- 1 pako makarona
UDHËZIMET
- Në fillim vendosni makaronat të zihen në ujë të valuar
- Ngrohni vajin në një tigan të madh.
- Shtoni hudhrat, karkalecat dhe qepën, derisa karkalecat të jenë gatuar afërsisht 3-4 minuta.
- Hiqni karkalecat dhe lërini në një tas të vogël mënjanë.
- Shtoni qumështin në tigan dhe ziejini duke e përzier herë pas here.
- Shtoni miellin e misrit, parmixhanon, kripë dhe piper dhe lërini të zihen derisa salca të trashet pak 2- 4min.
- Shtoni salcën dhe karkalecat tek makaronat dhe përzijini deri sa të kombinohen mirë të gjithë përbërësit.
- Para se t’i shërbeni hidhuni sipër majdanoz të grirë.