MENU
klinika

Ja arsyet e mosdekretimit

Presidenti Meta i kthen një tjetër ligj për shqyrtim Kuvendit

23.05.2020 - 09:26

Presidenti i vendit, llir Meta i ka kthyer Kuvendit te Shqipesise nje tjeter ligj te miratuar se fundi nga shumica parlamentare, ate per koncesionin ne Porto Romano.

Ne faqen e Presidences, ne pjesen e dekreteve behet me dije se “Presidenti dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 58/2020”.

Ligji qe nuk eshte dekertuar eshte saktesisht per “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”.

Sipas kreut te Shtetit “Ligji nr. 58/2020, miraton një kontratë të nënshkruar në kundërshtim me përcaktimet e nenit 31, të ligjit nr. 125/2013, duke shkelur njëkohësisht parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga nenet 11/1 dhe 18/1 të Kushtetutës”.

Me tej, presidenti arsyeton se “Me ndryshimet më të fundit të Kontratës Koncesionare të miratuara me ligjin nr. 58/2020, objekti i kontratës koncesionare ndryshon duke i dhënë koncesionarit mundësinë që në këtë port të ngarkojë, të shkarkojë dhe të përpunojë anije që transportojnë mallra të tjera. Nëse këto ndryshime do të kishin qenë të përfshira në njoftimin fillestar të kontratës ose në dokumentacionin e tenderit, do të kishin bërë të mundur që ofertuesit të dorëzonin një ofertë në thelb të ndryshme”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!