Astronomët kanë zbuluar një galaksi masive në formë disku ndryshe nga e jona, e cila u formua 12.5 miliardë vjet më parë kur universi ynë 13.8 miliardë vjeçar ishte vetëm sa një e dhjeta e moshës së tij aktuale. Shkencëtarët thonë se kjo galaktikë, nuk duhet të ekzistonte.
Zbulimi i saj përbën një sfidë ndaj mënyrës sesi e mendojnë astronomët krijimin e galaksive në fillesat e universit. Ekspertët e kanë mbiquajtur “Disku Wolfe”, në nder të astronomit të ndjerë Arthur M. Wolfe. Ajo është praktikisht galaktika më e largët e këtij lloji që është pikasur ndonjëherë, e kjo falë teleskopit të fuqishëm ALMA që gjendet në Kili.
Sipas vëzhgimeve të tyre, disku i galaktikës ka një masë 70 miliardë herë më të madhe se dielli ynë. Ajo gjithashtu rrotullohet me 170 milje në sekondë, ngjashëm me Rrugën tonë të Qumështit.
Por galaktikat me disqe të qëndrueshëm e të formuar mirë, si Rruga e Qumështit u krijuan shumë gradualisht, e u shfaqën më vonë në shtrirjen kohore të të universit.
Në periudhën e parë pas Bing Bangt-ut, universi ishte si nëj pllakë bosh, thotë CNN, e formimi I galaktive qe shumë I crregullt, ndaj ekspertëve u gjenden përballë pyetjes sesi ka mundur një galaktikë e tillë disk e mirëformuar, të shfaqej në një periudhe aq të trazuar sa ajo.