MENU
klinika

"Mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve"

Artan Fuga akuza të forta “poetike” për teatrin

24.05.2020 - 19:41

        Akademiku Artan Fuga, shkruan sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku përshkruan situatën përmes vargjeve të forta.

Sipas Fugës, Teatri Kombëtar u torturua nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë, ishte i pambrojtur dhe i tradhtuar.

Mesazhi i plotë:

Teatri,
pa hipokrizi,
pa rrena,
kundër barbarëve,
jo si pretekst,
i papronësuar nga askush,
i pambrojtur,
tradhtuar,
i lirë për t’u dashur ose neveritur si arkitekturë,
përtej shijeve estetike të diktatorit qesharak,
drama e vetvetes në vite,
i torturuari nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë,
i pazëvendësueshmi,
i palëvizishmi,
i kërkuari me sy përgjithë jetën,
plaga e memorjes urbane,
aktakuza për të gjithë ne që kemi një diplomë në xhep,
i pajetërsueshme nga asnjë kauzë,
turpi i të gjithë aktorëve, rregjizorëve, zorraxhinjve,
i kuintave, prapaskenave,
intrigave,
burimi i parave për mijra mustaqellinj, mjekraxhinj,
ju dhjefsha mjekrat dhe mustaqet,
i paindetifikueshmi me të për të shëruar krizën e anonimitetit,
monumenti pasqyrë ku injoranti shihte veten qartë,
fabrika e roleve dhe nxjerrësi i kallajit të aktrimit politik,
i keqpërdoruri,
belaja për politikën,
argumenti i pisit për të bërë pis të tjerët,
i paprekshmi,
i pambrojtshmi,
boshësia absolute,
mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve,
budallenjve, që jemi ne,
faji i të gjitha fajeve,
lakmuesi i të gjitha idiotizmave vetëmburrëse,
varri i heronjve të paqënë,
humnera e personalitetit tonë prej legenash,
i paharruari,
i parindërtueshmi, ndërtoni mbi të jo kulla tani,
por edhe varreza,
aerodroma ushtarakë,
ndërtesën e delegacionit saharian,
zhgarravisni të gjitha ligjet, kundraligjet dhe peticionet,
ndërtoni xhamitë, kishat dhe teqetë e botës,
kurbani i së keqes,
i pandotshmi,
i vogli madhështor,

Kush të meritonte ty nga ne?

Nê fund e bëre shërbimin tënd:
na detyrova të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne!
Luajte tragjedinë tonë reale,
si për të na hapur sytë,
kur ike në pluhurin e harresës,
të historisë,
duke mbyllur sytë e tu,
nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shembja solli revoltë, demokracia në rënie"

“Liberation” jehonë protestës për Teatrin Kombëtar


Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!