25.05.2020 - 17:22
INGREDIENTËT
- 1 kg patate me madhësi mesatare
- 1 lugë gjelle kripë
- 1 qepë e kuqe e grirë imët
- ¼ filxhan me ullinj të zinj
- Majdanoz i freskët
- 2-3 qepë jeshile të prera imët
- Për salcën:
- 1/3 filxhan me lëng limoni të freskët
- ¼ filxhan me vaj ulliri
- 2 lugë gjelle mustardë
- ½ lugë çaji kripë
- ¼ lugë çaji piper i zi
UDHËZIMET
- Patatet i zieni në një tenxhere me ujë. I shtoni kripën dhe i lini përreth 20 minua.
- Më pas i kulloni dhe i lini mënjanë.
- Kur patatet të jenë ftohur, u hiqni cipën dhe i prisni në kubik të vegjël.
- I kaloni në një enë të madhe.
- Ndërkohë përgatisni salcën duke përzierë të gjithë përbërësit mirë e mirë në një enë të vogël.
- Shtojeni salcën tek patatet. Më pas shtoni qepën e kuqe, qepët e njoma, majdanozin dhe ullinjë.
- I përzieni me kujdes të gjitha bashkë. Sallata është gati për t’u shijuar!