MENU
klinika

Flet ekspertja kineze që hulumtoi COVID

“Viruset e reja janë vetëm ‘maja e icebergut'”

26.05.2020 - 07:18

Një virologe e famshme kineze, Shi Zhengli, e njohur për hulumtimin e coronavirusit, ka thënë në një intervistë në televizionin shtetëror, se viruset e reja janë vetëm “maja e icebergut”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, përkundër akuzave ndaj Kinës.

Zëvëndësdrejtoresha e i Institutit të Virologjisë në Wuhan, tha se gjetjet e hulumtimeve ndaj viruseve duhet të jenë transparente.

“Nëse duam të parandalojmë një tjetër shpërthim të një sëmundjeje tjetër infektive, duhet paraprakisht të mësojmë për këto viruse të panjohura që transmetohen nga kafshë të egra në mënyrë që të japim paralajmërime të hershme”, u shpreh ajo.

“Nëse nuk i studiojmë ato, do të ketë një shpërthim tjetër”, tha ekspertja.

Ndryshe tensioni mes Kinës dhe SHBA-së po rritet, në mes të akuzave nga administrata Trump që virusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan, dhe se vendi mbuloi shpërthimin fillestar.

Lidhur me këtë rast, Wang Yanyi, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan i ka hedhur poshtë këto akuza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!