26.05.2020 - 13:59
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 300 gram fasule të ziera më parë
- 1 spec të kuq
- 1 spec jeshil
- 100 gram misra të ëmbël (të gatshëm)
- 1 qepë të kuqe grirë imët
- ½ filxhan çaji me vaj ulliri
- 30 ml uthull molle
- 30 ml lëng lime
- 15 ml lëng limoni
- dy lugë gjelle sheqer
- 1 lugë kafe kripë
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë gjelle fara kumini të zi
- pak piper të zi
- pak salcë pikante djegëse
UDHËZIMET
- Në një tas të madh kombinoni fasulet, specat, misrat dhe qepën.
- Në një tas veçmas bashkoni vajin e ullirit, uthullën, lëngun e limes, lëngun e limonit, kripën, sheqerin, hudhrën, kuminin dhe piperin e zi.
- I përzieni mirë dhe shtojini salcën pikante.
- Salcën që përgatitët shtojani sipër fasuleve. I trazoni mirë dhe shërbejeni të ftohtë. Ju bëftë mirë!