27.05.2020 - 17:26
INGREDIENTËT
- 3 filxhanë me miell gruri
- 2 lugë çaji me maja buke
- Kripë
- Pak sheqer
- 1 lugë e gjysëm çaji me hudhër pluhur
- 1 lugë çaji me erëza (piper, rigon, rozmarinë)
- 1/2 filxhani me ullinj
- 3 lugë gjelle me vaj ulliri
- 1 filxhan e gjysëm me ujë të ngrohtë
- 1 lugë gjelle me miell misri
UDHËZIMET
- Në një enë të madhe përzieni miellin, majanë, sheqerin, kripën, hudhrën, erëzat, ullinjtë e zinj, vajin e ullirit dhe ujin.
- Përziejini mirë dhe më pas transferojeni brumin në një sipërfaqe të sheshtë.
- Punojeni brumin me duar për 5-10 minuta dhe lëreni të vijë për 45 minuta deri sa të dyfishohet në masë.
- Pasi të ketë ardhur brumi, punojeni sërish për 5 deri në 10 minuta dhe lëreni sërish të vijë për 30 minuta të tjera.
- Më pas, punojeni sërish dhe jepini brumit një formë rrumbullake.
- Mbështilleni me një napë të lyer me miell dhe dhe lëreni sërish të vijë për 30 minuta të tjera.
- Teksa brumi fryhet për të tretën herë, ndizeni furrën dhe në të vendosni një tenxhere të vogël me ujë.
- Merrni një tepsi dhe lyejeni lehtas me vaj ulliri dhe me miell misri.
- Jepini brumit formën e preferuar dhe futeni në furrë.
- Piqeni për 15 minuta në temperaturë prej 250 gradësh dhe më pas 30 minuta të tjera në temperaturë 180 gradës deri sa të piqet plotësisht.