MENU
klinika

Miliarda euro pasuri...

Zbulohet ari që Hitleri e fshehu në Poloni

28.05.2020 - 14:49

        Vendndodhja e një sasie prej 28 ton ari, nga epoka naziste, fshehur gjatë periudhës së Luftës II Botërore është gjendur në një pallat, në Poloni. Ari me vlerë miliarda euro, si dhe sendet e tjera, po me vlerë, thuhet se janë 60 metra nëntokë, në fund të një pusi në bazat e Pallatit Hochberg në Roztoka, në afërsi të Wałbrzych-ut. Pallati është pronë e familjes së famshme Hochberg, të njohur si zotërues të pasurive të shumta në zonë.

Studiuesit kanë gjetur informacionin rreth vendit të fshehjes së sendeve të çmuara, duke analizuar ditarin e një oficeri. Ditari u shkrua nga Egon Olenhauer, të cilin, Hitleri e urdhëroi të fshihte thesarin nazist.

Aty përshkruhet operacioni për të fshehur floririn e kontrolluar, si dhe detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet në Silesian e Poshtme dhe Opole, ku sendet me vlerë, përfshirë këtu artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare, si dhe veprat artistike nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia thuhet se gjenden.

Nëse supozimet e studiuesve janë të vërteta, sendet e vlefshme, me vlerë rreth 1.3 miliardë euro mund të jenë fshehur në Poloni. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë marrë ende leje, për të gërmuar në vendin e fshehjes, raporton “Daily Mail”.

Përfaqësuesit e fondit pretendojnë se e kanë marrë tashmë miratimin paraprak, për zbatimin e punimeve, nga pronari i kështjellës.

Ditari i Egon Olenhauer-it, u bë i famshëm në vitin 2018. Sipas studiuesve, ai i përket kohës kur Ushtria e Kuqe filloi ofensivën.