31.05.2020 - 12:26
INGREDIENTËT
- 1 filxhan kafe me fara susami
- 2 lugë çaji me mjaltë
- 1 gotë me ujë
- 2 gota me miell
- ½ lugë çaji me pluhur pjekjeje
- ¾ filxhan me sheqer
- ¾ filxhan me gjalpë
UDHËZIMET
- Në fillim ngrohni furrën në 200 gradë. Bashkoni ujin, mjaltin dhe farat e susamit. I vendosni në një tas dhe i lini mënjanë. Më pas bashkoni miellin, pluhurin e pjekjes dhe sheqerin. Shtoni gjalpin dhe e punoni mirë brumin.
- Me anë të një lugë merrni pak nga masa e brumit, punojeni me dorë dhe më pas e ngjyeni tek masa që përgatitëm më parë me susam.
- Kështu veprojmë deri në fund. Më pas i shtrojmë në një tavë dhe i vendosim t’i pjekim për rreth 15 minuta.
- Per më shumë biskota, duhet të shtoni sasinë e përbërësve. Shijojini!