Faktorë të ndryshëm mund t’a influencojnë historinë si përshembull: shkëmbimet ekonomike, idetë e mëdha, zhvendosjet demografike etj. Por faktori kryesor më i vazhdueshëm dhe më dramatik që e drejton timonin e saj është lufta.
Dhe vetë në luftë, forma më e përqëndruar e një kthese të mundshme historike është beteja.
Shembulli më i mirë i shtjellimit të mësipërm janë dy beteja, ku luftëtarë të betuar të fesë islame, në emër të Allahut, dërrmuan dy perandori, duke imponuar me fitoren islamike ndryshime të rëndësishme sociale, kulturore, politike dhe fetare.
Beteja e Jarmukut (636) dhe e al-Kadisijasë (636) ilustrojnë një shembull shembullor të ndryshimit historik të realizuar në betejë.
Triumfi islamik në këto dy beteja solli ndryshime të mëdha në gjuhë, kulturë, politikë dhe besim, duke mos e ekzagjëruar aspak me përfundimpin se e tashmja (dhe e ardhmja) e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Azisë Qëndrore u farkëtuan në ato fushëbeteja.
Beteja e Jarmukut (gusht, 636)
Megjithëse, Perandoria Romake e Perëndimit po dobësohej nga sulmet dhe plaçkitjet e parreshtura të fiseve nomade gjermanike, duke rezultuar kështu në një kolaps politik, Perandoria Romake e Lindjes – Perandoria Bizantine – vazhdonte të lulëzonte në begati e patrazuar .
Më në lindje shtrihej Perandoria Sassanide (pasardhëse e Persisë) shtrihej në Sirinë Lindore vazhdonte në Mesopotami dhe kufizohej në veri me Kaukazin. Në fillimin e shekullit VII, Perandoria Sassanide zaptuan territore të shumta bizantine, por u rimorën nga kundërsulmet e perandorit bizantin Herakliu.
Por me kalimin e viteve, një fuqi e re, brënda një hapësire një vjetore, shkaktoi një sërë disfatash vendimtare dhe mbresëlënëse, fillimisht mbi bizantinët dhe më pas tek sassanidët. Kjo fuqi e re quhej Islam, dhe brenda një shekulli, ushtritë myslimane do të arrinin një nga pushtimet më brilante të të gjitha kohërave.
Efektet e së cilës do të ishin më jetëgjatat dhe më influencueset në historinë moderne.
Në 634-shin forcat arabe të Kalifatit Rashidun sulmuan Palestinën dhe Sirinë, duke marrë qytete të rëndësishme nga bizantinët, duke përfshirë edhe Damaskun. Në 636 perandori bizantin, Herakliu, u përgjigj duke grumbulluar një ushtri të madhe që avancoi drejt Sirisë, duek detyruar forcat myslimane të tërhiqeshin nga Damasku.
Forcat arabe të drejtuara nga gjenerali frymëzues Khalid al-Ualid u përballën me bizantinët në brigjet e lumit Jarmuk. Filloi kështu një periudhë disa ditore përleshjesh, por me 20 gusht një stuhi rëre shpërtheu.
Me erën që po vinte pas arabëvë, Al-Ualidi lëshoi një sulm shkatërrimtar kundër kampit armik. Të verbuar nga rëra dhe pluhuri, pjesa më e madhe e forcave bizantine u masakruan. Arabët riokupuan Damaskun dhe kapën qytetin e shejtë të Jerusalemit.
Beteja e al-Kadisijasë (nëntor, 636)
Fare pak pas Jarmukut ndjekësit e Profetit nuk u ndalën. Ata do të zhvillonin edhe një betejë tjetër që do të kishte po impaktin që kishte Jarmuku, beteja u zhvillua në Irakun Jugor pranë al- Kadisijasë.
Ndryshe nga beteja e Jarmukut që zgjati 6 ditë beteja e al-Kadisijasë e luftuar kundër Sassanidëve zgjati 5 ditë.
Edhe pse sassanidët kishin dërrmuar sulmet fillestare islamike, në vitin 637 një ushtri e madhe myslimane e drejtuar nga Sad ibn abi-Uakkas avancoi drejt kryeqytetit të Perandorisë Sassanide, Ktesifon. Dy herë më shumë në numër, sassanidët i frenuan arabët por brilanca taktike dhe besimi i fortë në fenë e tyre u dha arabëve fitoren.
Vetëm më anë të jihad-it (Luftës së Shejtë), ushtritë myslimane në dy beteja, ku treguan një përformancë të hatashme luftimi, sollën pjesën më të madhe të globit nën sundimin islamik.
Bibliografi
Donner, The Early Islamic Conquests
Haldon, Byzantium at War, AD 600-1453
Nicolle, Yarmouk 636 AD