Kina po i kushton rëndësi Evropës. Investimet kineze në Evropë u rritën, në gati € 36 miliardë ($ 40 miliardë) në 2016, pothuajse dyfishi i totalit të viteve të mëparshme. Marrëdhëniet tregtare të Evropës me Kinën i kanë bërë të dyja palët më të pasura.
Megjithatë, Kina po përdor “forcën e saj financiare” për të fituar ndikimin politik.
Vitin e kaluar Greqia e ndaloi Bashkimin Evropian që të kritikonte të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut në një forum të OKB-së. Hungaria dhe Greqia e penguan BE-në të mbështeste një vendim gjyqësor kundër pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Të ballafaquar me një sjellje të tillë, është e natyrshme që evropianët të jenë të shqetësuar. Dhe jo vetëm evropianët.
Amerikanët, të konsumuar gjithnjë e më shumë nga frika se Kina paraqet një kërcënim ushtarak, duhet të jenë të vetëdijshëm për konkurrencën nga aleati më i vjetër.
Ka edhe gjëra që Kina, ndryshe nga Rusia, nuk dëshiron t’i bëjë, të tilla si të sulmojë BE-në ose të mbështesë fshehurazi partitë populiste dhe ksenofobike. Më mirë do të ishte që Evropa të jeté e hapur për biznes. Për çështje të tilla si ndryshimet klimatike dhe tregtia, Kina ka vepruar më me përgjegjësi sesa administrata e Trump.
Europa ka shumë më tepër të përbashkëta me Amerikën sesa me Kinën, megjithatë shumë evropianë mund të mos i pëlqejnë amerikanët.
Evropianë të tjerë kanë frikë se ‘luani kinez’ një ditë do të sulmojë aleancën ushtarake të Evropës me Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, kjo duket të jetë larg. Derisa vetë Kina të bëhet një demokraci, për të cilën nuk ka asnjë shenjë, Europa me siguri do të mbetet më afër aleatëve të saj tradicionalë.
Kështu Evropa duhet të marrë një rrugë që shmang ekstremet e naivitetit dhe armiqësisë. Duhet të shmangë imitimin e proteksionizmit kinez.
Bashkëpunimi me Kinën i bën evropianët të pambrojtur. Prandaj, Mali i Zi për shembull, nuk duhet t’i kishte lejuar borxhet ndaj Kinës që të bëheshin kaq të rrezikshme.
Evropianët mund të bëjnë më shumë për “reciprocitetin”, ose mënyrat që BE dhe Kina duhet ta trajtojnë njëra-tjetrën. Ata mund të përfshijnë, për shembull, instrumente të reja për ta bërë më të qartë se kush blejnë aksione në firma dhe nëse po veprojnë drejt. Transparenca duhet të kërkohet nga partitë politike, universitetet, analistët etj.
Dhe Evropa duhet të synojë të flasë si një e vetme. Asnjë prej shteteve të veta nuk mund të ballafaqohet me Kinën por, duke vepruar së bashku, ata mund ta bëjnë këtë për dekada të tëra.
BE mund të bashkërendojë proceset e shqyrtimit të investimeve nga shtetet anëtare. Dhe mund të kujdeset më mirë për ato vende të jugut dhe lindjes, veçanërisht të prekshme ndaj ndikimit të Kinës. Pak më shumë solidaritet ‘brendaevropian’ do të ishte shumë mirë.
Ndërsa Kina rritet, rriten edhe pretendimet për një Evropë të pavarur, të hapur dhe të lirë. Anasjelltas, një Evropë e dobësuar dhe e ndarë nga regjimi autoritar më i fuqishëm në botë do të përkeqësonte problemet përtej kufijve të BE. Europa nuk duhet të lejojë që kjo të ndodhë.
The Economist