03.06.2020 - 16:38
Kina planifikon që të kryejë misionin e saj të parë në planetin Mars në muajt Korrik ose Gusht të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i programit hapësinor të Kinës, Bao Weimin.
Kina synon që të afirmohet si fuqi botërore përsa i përket udhëtimeve në hapësirë. Anija kozmike “Tianwen-1” që pritet të niset nga Toka në Korrik ose Gusht, pritet të mbërrijë në planetin e kuq në Shkurt të vitit 2021.
Autoritetet kineze kanë publikuar edhe një video ilustruese të anijes kozmike që eksploron sipërfaqen e Marsit pas uljes në këtë planet.