MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fileto pule-role, të mbushura

03.06.2020 - 16:41

INGREDIENTËT

  • 5 fileto të mëdha pule
  • 1 thelpi hudhër e grirë imët
  • 6 asparagë mesatar
  • 2 feta djathë
  • 2 filxhanë me kërpudha
  • 1 lugë gjelle me uthull molle
  • ¼ e qepës e grirë imët
  • ¼ lugës me kripë
  • 1/8 lugës me piper të zi

UDHËZIMET

  1. Ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Brenda vendosni një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  2. Marinoni filetot e pulës me kripë, piper, hudhër dhe qepë.
  3. Vendosni nga një asparag në secilën fileto dhe rrotullojini. Brenda i vendosni djathin dhe i skuqni në një tigan.
  4. Ndërkohë në një enë kombinoni kërpudhat, uthullën, hudhrën dhe kripën. I trazoni mirë dhe shtojani sipër pulës.
  5. Tani hiqini nga zjarri, mbështillini me letër alumini dhe i vendosni për t’u pjekur, rreth 20 minuta.
  6. Hiqeni letrën e aluminit. Lërini të piqen edhe 20 minuta të tjera. Në fund e shërbeni të ngrohtë, ju bëftë mirë!