MENU
klinika

Fatkeqësia në Europa League

As vdekja e të vëllait s’e ndali të luajë e të fitojë

05.10.2018 - 11:39

Duhet karakter shumë i fortë të përballosh një fatkeqësi të tillë, për më tepër të luash futboll në një kompeticion madhor dhe të fitosh. Lucas Torro është gjunjëzuar duke derdhur lot, menjëherë pas fitores ndaj Lazio.

Shokët iu bashkuan të gjithë dhe trajneri Adi Hutter i komunikoi grupit se atë që vetëm ai dhe futbollisti spanjoll dinin: vëllai 27-vjeçar i Torro-s ishte ndarë nga jeta në mbrëmjen para ndeshjes.

Entuziazmi për fitoren 4-1 në ndeshjen e Europa League kundër Lazio u shua menjëherë për tragjedinë ndaj mesfushorit. Trajneri i Enitracht deklaroi: “Lucas më bëri të ditur para ndeshjes tragjedinë, por donte të luante me çdo kusht. E pyeta disa herë, pastaj e lashë vendimin në dorën e tij. Ne i qëndrojmë pranë dhe ky hidhërim na zbeh gëzimin e fitores.”

lucas torro frankfurt
lucas torro frankfurt

Prindërit e Torro-s, që ishin në Frankfurt për ndeshjen, u nisën menjëherë për në Spanjë. Klubi i Eintracht i dha leje edhe futbollistit, që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Hoffenheim.

Trajneri Fredi Bobic tha për “Kicker”: “Lucas mund të mungonte edhe ndaj Lazio, por kërkoi të luante dhe luajti shumë mirë. E falënderojmë dhe bashkohemi me hidhërimin e tij.”