MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biftek me salcë kërpudhash

05.06.2020 - 07:03

INGREDIENTËT

  • 3-4 biftek viçi (varësisht numrit të personave)
  • ½ filxhan me gjalpë me kripë
  • 2 lugë gjelle hudhër e grimcuar
  • 2 filxhan me panna kuzhine
  • 1 lugë e gjysmë çaji me kripë
  • 1 lugë çaji me piper të zi pluhur
  • 1 pako kërpudha të prera në copa të vogla
  • Degë rozmarine
  • Kripë, piper të zi për të marinuar mishin

UDHËZIMET

  1. Filloni duke marinuar mishin me kripë e piper të zi, para dhe mbrapa.
  2. Ngrohni tiganin dhe skuqni gjalpin. Shtoni vajin e ullirit dhe hudhrat.
  3. Vendosni për të skuqur bifetekun, por jo plotësisht. Më pas i hiqni, i mbuloni me letër alumini dhe i lini mënjanë.
  4. Në po të njëjtin tigan, pas 30 sekondash shtoni edhe kërpudhat.
  5. Sapo këpudhat të zbuten shtoni panën e kuzhinës, pak kripë, piper dhe e lini në zjarr derisa salca të trashet disi.
  6. Tani shtoni copat e biftekut dhe i zhysni në salcë në mënyrë që të gatuhen mirë.
  7. Pas gati 10-12 minutash ato do të jenë gati.
  8. I shërbeni të ngrohta me një degë rozmarinë sipër. Ju bëftë mirë!