MENU
klinika

Legjenda e NBA i prekur nga ngjarjet në SHBA

Michael Jordan, 100 mln dollarë kundër racizmit

06.06.2020 - 14:02

Legjenda e NBA, Michael Jordan, do të japë 100 milionë dollarë për të luftuar racizmin. “Për sa kohë që racizmi përgjumet në institucionet e këtij vendi, nuk do të zhduket, por ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur dhe përmirësuar kushtet e jetës së njerëzve me ngjyrë” – u shpreh Jordan.

100 milionë dollarët e vëna në dispozicion për një periudhë 10 vjeçare duan “të garantojnë qasje më të madhe në arsim dhe t’u japin mundësi brezave të ardhshëm”.

“Ne duhet t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë, që nga një moshë shumë e re, se nuk mund të tolerohet dhe arsimi është në zemër të këtij procesi. Arsimi është mënyra më e mirë për të krijuar një urë me të tjerët. Ne nuk mund të pranojmë më të gjitha këto, vdekja e George Floyd është pika e kthimit” – përfundoi Jordan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin