MENU
klinika

Ulet paga mesatare në tremujorin e parë

INSTAT: Shqiptarët u paguan rreth 200 lekë në muaj më pak

11.06.2020 - 13:22

Paga mesatare bruto në Shqipëri për tremujorin e parë ishte rreth 52,200 lekë ose rreth 418 euro në muaj. Sipas të dhënave të Instat, paga mesatare u rrit me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, në raport me tremujorin e fundit 2019, paga mesatare ka pësuar një rënie të lehtë, me rreth 200 lekë në muaj më pak.

Paga mesatare pësoi rënie për të gjithë sektorët ekonomikë, pa përjashtim.

Sektori që ofron pagat më të larta në ekonomi ngelet ai financiar, ku çdo i punësuar paguhet mesatarisht 105 mijë lekë në muaj. Megjithatë, paga mesatare në këtë sektor ra me 10 mijë lekë krahasuar me tremujorin e tretë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe një tjetër sektorë të shërbimeve me paga mesatarisht të larta, atë të informacionit dhe komunikimit. Paga mesatare mujore ra në 78 mijë lekë, 2 mijë lekë më pak krahasuar me një vit më parë.

Këta sektorë përfshijnë më shumë kompani të mëdha dhe një staf më të specializuar. Megjithatë, duhet pasur parasysh edhe fakti që formalizimi i pagave në këta sektorë është më i lartë. Statistikat e pagave mbështeten në listëpagesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndaj edhe shifrat nuk përfshijnë pagat që mund të jenë pjesërisht të padeklaruara.

Sektori publik vazhdon të ketë një nivel të pagës mesatare 31% më të lartë krahasuar me sektorin privat. Në fund të vitit të kaluar, paga mesatare në shtet ishte rreth 63 mijë lekë, ndërsa ajo në sektorin privat rreth 48 mijë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 10 vitet e fundit bashkitë asnjë banesë sociale

5 Problemet/ KLSH: S’e dimë sa të pastrehë kemi!