Rifillon në Europë një tjetër ligë e madhe, duke bërë që futbolli të rikthehet në rrhjedhën e vet. E ku kishte më mirë se një ndeshje derbi në La Liga për të rinisur. Sevilla fiton 2-0 ndaj Betis në ndeshjen e parë në Spanjë pas 3 muajsh dhe “blindon” vendin e tretë.
Nën masa të rrepta sigurie protokolli dhe pas një minutë heshtje në nderim të atyre që humbën jetën nga Covid-19, derbi i Sevilla-s nisi me ritëm të kënaqshëm, madje nuk munguan edhe rastet për shënim. Megjithatë, pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë Sevilla, që ishte pritëse, rriti ritmin dhe shpërblehet në minutën e 56-të, kur Ocampos kthen në gol një penallti. Ky gol shërbeu shumë për Sevilla-n, që pas 6 minutash clirohet plotësisht dhe shënon golin e dytë me Fernando, pas një asisti të Ocampos.
Betis mundohet të reagojë, por ndërkohë në kundërsulm Sevilla është e rrezikshme. Gjithsesi, nuk ka më gola, me Sevilla që fiton 2-0 dhe mbetet në vend të tretë, ndërsa Betis në vend të 12-të, por që i duhen të paktën 2 fitore në 10 javët e mbetura për të mos rrezikuar.