MENU
klinika

"Përse na duhen marrëdhëniet e mira me të?"

Kim Jong-un i zhgënjyer nga Trump!

12.06.2020 - 15:39

Koreja e Veriut nuk sheh ndonjë përfitim të ardhshëm në mbajtjen e një marrëdhënie të mire midis liderit të saj, Kim Jong-Un dhe Donald Trump, ka thënë media shtetërore e vendit në përvjetorin dy vjeçar të samitit të parë të tyre.

Politikat amerikane dëshmojnë se Uashingtoni mbetet një kërcënim afatgjatë për shtetin e Koresë së Veriut dhe njerëzit e tij, tha ministri i jashtëm Ri Son Gwon në një deklaratë.

Samiti i Singaporit në qershor 2018 ishte herën e parë që një president amerikan u takua me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Ri tha në retrospektivë se administrata Trump duket se ka qenë e hapur për bisedime por kërkon të izolojë Korenë e Veriut, dhe e kërcënon atë me sulme bërthamore dhe ndryshimin e regjimit.

“Asgjë nuk është më hipokrite sesa një premtim bosh”, tha ai.

Të enjten Koreja e Veriut kritikoi SHBA-në për komentimin e çështjeve ndër-Koreane dhe tha se Uashingtoni duhet të qëndrojë i qetë nëse dëshiron që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të shkojnë pa probleme.

Ri tha se dëshira e Koresë së Veriut për të hapur një epokë të re bashkëpunimi vazhdon, por që situata në gadishullin Korean po merr çdo ditë një kthesë për keq.

“SHBA-ja pretendon se kërkon marrëdhënie të përmirësuara me KPRK-në, por në të vërtetë, është e prirur për të përkeqësuar situatën,” tha ai.

Koreja e Veriut do të vazhdojë të përgatisë forcat e saj ushtarake për të përballuar kërcënimet nga SHBA, tha Ri.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe